Arbana Osmani (7 maj 1983) është prezantuese e njohur televizive dhe radiofonike në Shqipëri.
Fillimet e saj kane qene në gazetën dhe radion “Intervista” ku ka punuar për disa muaj si gazetare dhe pastaj si prezantuese radiofonike e Hit parade Top 20. Në vitin 1999 Arbana fillon punën e saj si prezantuese radiofonike në Top Albania Radio ku ndër programet që drejton numërohen “Disco Lancio”, “Goodmorning Albania”, “A night With” etj.
Top Albania Radio
Qe nga 3 korriku i 1999, Arbana është një nga zërat kryesore te Top Albania Radio ku ka drejtuar vetëm dhe me bashkëpunëtore një sere programesh. Aktualisht ajo ka ideuar dhe drejton dy programe në jave, “Road trip”, një emision i bazuar në udhëtime imagjinare me informacione mbi destinacione te caktuara në bote dhe “Radio Cinema”, një radiografi që i behet një filmi te caktuar hollivudian. Në muajt e verës Arbana që nga 2010 drejton programin “Made in Albania” një radio show me te ftuar dhe personazhe pikante nga jeta e vendit.
Top Channel
Si prezantuese
Në vitin 2002, Arbana prezanton se bashku me Ermal Mamaqin, Eno Popin dhe Drini Zeqon, “Select në Top Channel”, një program muzikor i përditshëm ku ajo do te qëndronte deri në vitin 2004.
Në 2004 ajo prezanton se bashku me Evis Mulen e me vone Alban Dudushin edicionin e pare te festivalit muzikor Top Fest. Në prezantimin e këtij festivali ajo vazhdon te qëndroje deri në përfundim te edicionit te katërt, ku skenën e ndan me Ledion Lico.
Nga viti 2005 deri në vitin 2008 Arbana drejton konkursin e modeleve Supermodel of the World.
Nga viti 2005-2007 ajo prezanton se bashku me Alban Dudushin te premtet muzikore në Top Show, duke intervistuar artiste, muzikante te njohur te skenës Shqiptare.
Në vitin 2008 Arbanës i besohet drejtimi i Reality Showt Big Brother, me audience maksimale, program te cilin ajo vazhdon ta moderoje edhe momentalisht. Në shtator te 2008, se bashku me Adi Krasten dhe Xhemi Shehun ajo drejton E diell, programin maratone te se dielës ku ajo qëndron vetëm për një sezon.
Në shtator 2009 ajo prezanton për një sezon te vetëm 4 mujor programin gazetaresk te përditshëm “Pasdite në Top Channel”.
Në tetor 2011 ajo drejton “1001 pse” formatin televiziv te suksesshëm te Endemol, ku protagoniste janë fëmijët, serisht me audience maksimale.
Si autore
Arbana ka qene koordinatore dhe asistent regjisore e Top Fest dhe Select deri në vitin 2005. Ajo ka prodhuar se bashku me Fadil Berishën Supermodel of the World për te 4ta edicionet për Top Channel. Në 2006 dhe 2007 se bashku me Bojken Lako realizon në New york 2 dokumentare për programin “Exlusive”. 2010 punon si autore e “Me and you”, 6 koncerte televizive me duetet me te mira mes artisteve me te mire te muzikës moderne shqiptare. 2011 punon si autore për “Rewind”, programit prezantues te këngëve me te mira te Top Fest gërshetuar me superhitet e dekadave te ndryshme. Në edicionin e 8 te Top Fest ajo është kujdesur për anën autoriale te Natës Finale.
Media e Shkruar
Përveç intervistave në gazetën “Intervista” Arbana në vitin 1999 ka realizuar edhe rubrikën rinore “Klubi I Fansave”. Në vitin 2006 ka shkruar disa artikuj për gazetën Shqip që nga viti 2003 e deri me sot Arbana ka qene gjithashtu vazhdimisht në kopertinat e revistave me prestigjioze te vendit si Anabel, Psikologji, Klan, Jeta etj.
Fushata komerciale
2005-deri me sot : Arbana ka realizuar edhe një sere spotesh publicitare dhe mesazhesh promocionale për Digitalb.
2000-deri me sot : Arbana është zëri zyrtar femëror për spotet publicitare te kompanisë Lori Caffe.
2011 : Arbana ka qene imazhi përmbyllës në rolin e “nuses se nderit” te Sfilates se “Geraldina Sposa”.
Jeta private
Qe nga viti 2001 Arbana është e martuar me Ardit Kero. Jeta e saj private është mbajtur gjithmonë larg syrit te medias.
